Kryerari i Komunës, z. Bexhet Xheladini ka pranuar sot në një takim pronarët e Kompleksit ” La Ruaota”. Me këtë rast, pronarët e respektuar, kanë dhënë një donacion prej pesë aparatëve EKG, për QKMF në Dragash.
“Është kjo një shenjë e mirë për mua si kryetar i ri i Komunës, por njëkohësisht është edhe një komtribut shumë i çmuar për shëndetësinë në komumën tonë. Duke pas parasysh edhe faktin, se gjithë jetën kam kontribuar për shëndetin e qytetarëve, më mirë se kushdo tjetër e kuptoj rëndësinë e këtij donacioni”.
Kështu tha kryetari Xheladini, duke i felenderuar pronarët e Kompleksit “La Routa”.