Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj dhe zyrtarë të ekzekutivit ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash, ku është takuar me kryetarin e këtij Këshilli, Driton ef.Qengaj.
Kryetari Xheladini e ka uruar z.Driton Qengaj për riemërimin (rizgjedhjen) në krye të KBI-së në Dragash, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në udhëheqjen e këtij institucioni fetar. Me këtë rast, i ka dhuruar atij edhe një dekoratë simbolike me stemën e Komunës së Dragashit.
Kreu i KBI-së në Dragash i ka falënderuar përfaqësuesit e Komunës për vizitën.