Kryetari i komunës Shaban Shabani i shoqëruar nga delegatët e të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës pritën sot në një takim joformal ambasadoren e BE-së Natalia Apostolova e cila ishte e shoqëruar nga ambasadorë, zëvendës ambasadorë dhe përfaqësues të Eulex-it. Në takim u bashkëbisedua për të arriturat e deritanishme dhe sfidat me të cilat përballet pushteti lokal në veçanti dhe gjithë banorët e komunës së Dragashit në përgjithësi. Në fund të takimit të dy palët u dakorduan të vazhdohet me takime të përbashkëta për të shqyrtuar mundësinë e realizimit të investimeve në komunën tonë.