Ata kanë diskutuar për të arriturat, prioritetet dhe sfidat aktuale me të cilat përballet Komuna e Dragashit.
Koloneli Javornet e ka uruar për deyrën si i pari i Komunës, duke i dëshiruar mbarësi në aspektin profesional e personal.
Biseda u zhvillua në saje të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në komunë, për projektet që jan realizuar deri më tani, dhe punët që synohen të realizohen nga udhëheqsia e kësaj komune në mandatin 4 vjeqar.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga Kryetari z.Xheladini që ta bëjë evidentimin e dhe hartimin e projekteve të cilat më së shumti ka nevojë komuna, duke kërkuar të dorëzohen ato tek KFOR-i në mënyrë që kto projekte të gjejnë realizim dhe mbështetje financiare.
Kryetari Xheladini, e ka falënderuar Kolonelin z.Javernet për vizitën e realizuar dhe për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Dragashit, duke e vlerësuar lartë kontributin e KFOR-it që nga peridha e pasluftës e deri më sot.