Përfaqësues të Organizatës Internacionale të Migracionit, gjatë ditës së sotme vizituan zyrën e kryetarit të komunës së Dragashit z.Bexhet Xheladini.
Në takim morën pjesë konsulentët për të dy komunitetet znj.Filloreta Spahija dhe z.Semir Ibraimi.
Temë e bisedës ishte prezantimi i punës së tyre në projektin një vjeqarë, në kuadër të së cilit janë zhvilluar trajnime dhe aktivitete me grupmoshat e reja, grupmoshat mesatare dhe trajnimi me prindër.
Gjithashtu ata e informimuan kryetarin rreth skemës së shpërndarjës së granteve në shkolla të ndryshme të komunës sonë.
Kryetari Xheladini i falënderoi për viziten dhe për punën në ndihmën e ofruar në komunën tonë, duke kërkuar që ky aktivitet të vazhdojë edhe këtë vitë.
Në fund të takimit ata u morën vesh që gjatë kësaj jave, të zhvillojnë edhe një takim me përfaqësuesit e (IOM) -it nga niveli qëndrorë.