Kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me një pjesë të Kabinetit ka pritur komandantin e Kontigjentit Turk të Kazermës “Sultan Murat”, Kolonelin Zafer Sağlam, të shoqëruar nga komandanti i Njësisë LMT-së në Dragash, Kapiteni Müslüm Albayrak.
Kryetari Xheladini i prezantoi Kolonelit Zafer Sağlam një pasqyrë të organizimit politik dhe administrativ të Komunës së Dragashit, duke e falënderuar për interesimin dhe vizitën e tij.
Në këtë takim gjithashtu u bisedua lidhur me raportet e shkëlqyshme të bashkëpunimit në mes të Komunës së Dragashit dhe institucioneve përfaqësuese të Republikës së Turqisë në Kosovë, me theks të veçantë Njësinë e LMT-së në Dragash, e cila po i mbështet qytetarët e Komunës sonë në forma të ndryshme. Kryetari Xheladini shprehu mirënjohjen e tij të thellë për gjithë ndihmën e deritashme që kanë ofruar këto institucione.
Të dy palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, me qëllim të ofrimit të përkrahjes sa më të madhe për qytetarët e Komunës së Dragashit.