Kryetari i komunës Shaban Shabani dhe Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, kanë përuruar fillimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirës publike- sheshi dhe trotuaret në Dragash”, projekt ky që financohet nga MMPH, në vlerë totale prej 550 mijë euro për dy vite, 2019 dhe 2020.