Vizita ishte më tepër e karakterit njoftues e informues, ku me këtë rast, kryetari Xheladini, u është falënderuar për të gjitha aktivititet dhe veprimtarin e KFOR-it Turk, në ndihmë të qytetarëve të Dragashit, që nga periudha e pas luftës e deri më tani.
Gjithashtu u diskutua, për projektet zhvillimore, të arriturat, sfidat, dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Dragashit.
Biseduan edhe për aktivitetet e organizatave Turke, që operojnë në Kosovë me theksë të veçantë organizata ” TIKA” – (Organizat Qeveritare Turke) si dhe rreth aktiviteteve të Organizatës eduaktivo-arsimore “Jonuz Emere”.
Përfaqësuesit e KFOR-it Turk, e kanë falëndëruar përzemërsishtë kryetarin Xheladini, duke shpresuar në thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.