Kryetari Xheladini i falënderoi për bashkëpunimin dhe përkushtimin e deritanishëm.
Përveç tjerash kryetari Xheladini ka kërkuar nga z. Canzis që KFORi-i Turk me mekanizmat e tyre të ndihmojnë në hapjen e disa rrugëve në trevën tonë, rrugë këto që lidhin kryesishtë fshatrat me bjeshkët e që do të lehtësojnë punën e bujqëve, blegtorëve dhe mbledhësve të bimëve aromatike mjekuese.
Po ashtu kryetari Xheladini ka kërkuar që kërkesat me shkrim drejtuar KFORIT -Turk të futën në prioritet dhe ti shtyjnë para.
Me të njëjtat përshtypje u shpreh edhe komandanti Turk ku siguroi kryetarin se KFORI është i përkushtuar të mbështesë komunën në vazhdimësi varësisht prej nevojave të saj, duke u zotuar se do ta dergoj një ekip ku do ta bëjnë
evidentimin e punëve për këto rrugë. Komandanti i KFOR-it Turk u zotua se së shpejti kërkesat me shkrim do të gjejnë zgjidhje.