Kanë diskutuar për ecurinë e zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për përkrahjen dhe mbështetjen e personave të moshuar, të vetmuar, atyre të prekurve nga Pandemia dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë në komunën tonë, për të pasur qasje më të lehtë në institucionet publike komunale.
Kryetari Xheladini falënderoi drejtorin ekzekutiv të ShHBK “Nëna Terezë”, z.Zef Shala, koordinatorin regjional për Prizren, z.Lorenc Shala dhe përfaqësuesin e degës së kësaj shoqate në Dragash, z.Fadil Reshiti, për angazhimin dhe bashkëpunimin me Komunën e Dragashit për mbështetjen e këtyre personave.
Komuna e Dragashit dhe Kryetari Bexhet Xheladini, në bashkërendim me organet përkatëse komunale, në të ardhmen do të rrisin edhe më shumë angazhimin institucional në drejtim të përmirësimit të mundësive për qasje në institucionet publike lokale për personat e moshuar dhe të vetmuar, të cilët jetojnë në qytet dhe nëpër fshatrat e Komunës së Dragashit. Institucionet publike duhet të jenë të qasshme dhe në shërbim për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe, gjinie apo përkatësie etnike.