Gjatë kësaj kohe në vazhdën e aktiviteteve është takuar me kryetarin e qytetit turistik Ebensse z.Sieller Markus dhe asambleistin e afaristin shqiptar që jeton dhe vepron në këtë qytet z.Lulzim Fejzullahu.
Kryetari gjithashtu ka mbajtur një takim në qytetin Melk me drejtorin e olimpiadës së fëmijëve z. Gerhard Schuberth.
Në kuadër të agjendës është mbajtur takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Vjenë z.Sami Ukelli dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Roland Bimo.
Krejt në fund është mbajtur një takim me studentë dhe bashkatdhetarë nga komuna e Dragashit qe jetojnë në Vjenë.
Shfrytëzojmë nga rasti ta falënderojmë përzemërsisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri për organizimin e vizitës zyrtare, ku si qëllim i përbashkët ka qenë ngritja e bashkëpunimit dhe shqyrtimi i mundësive për investime të përbashkëta bazuar në kapacitetet dhe resurset që posedon komuna e Dragashit.