Gjatë ditës së sotme Kryetari Xheladini priti përfaqësues të bizneseve dhe kompanive ndërtimore që kanë bashkëpunuar me Komunën e Dragashit në realizimin e shumë projekteve kapitale. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për nismën që ka ndërmarrë Qeveria Komunale në Dragash për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të komunave të prekura nga vërshimet e javës së kaluar.
Kryetari Xheladini falënderoi përfaqësuesit e bizneseve që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së tij për bashkëpunim. Ai kërkoi nga ta që, në bazë të mundësive dhe vullnetit të mirë, t’i bashkohen kësaj nisme të Qeverisë Komunale të Dragashit për t’i ndihmuar komunat të cilat po përballen me pasojat e vërshimeve.