Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe Mirsad Çollaku, kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladinin, sot vizituan stadiumin e qytezës në Dragash.
Kryetari Xheladini, pasi i njoftoi për historikun e punimeve që janë kryer në të kaluarën në këtë stadium, tha se “ne kemi ndarë mjete për rehabilitimin e stadiumit, por ato nuk janë të mjaftueshme për ta përfunduar në tërësi.”
Kryetari Agim Ademi shprehu interesimin e tij dhe gatishmërinë që Federata e Futbollit të Kosovës të ndihmojë Komunën e Dragashit për përfundimin e këtij Projekti.
Në fund të kësaj vizite të dy kryetarët u dakorduan që ditët në vijim të nënshkruajnë memorandum të badhkëpunimit në mes të Komunës dhe Federatës për renovimin komplet të stadiumit të qytezës së Dragashit.