Nënkryetari i Komunës, z.Vetim Ramadani, dhe drejtori i DKA-së, z.Zeni Krasniqi, takuan sot drejtorët e shkollave të Komunës së Dragashit, me ç’rast diskutuan lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Gjatë takimit u diskutua për masat dhe aktivitetet e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës, DKA-së dhe institucioneve arsimore, me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe cilësor për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.