Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën sot mbledhjet e rregullta, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për seancën VIII, dhe
3. Eventuale.
Pas shqyrtimit të materialit të Kuvendit, dhënies së komenteve, vërejtjeve dhe propozimeve nga anëtarët e komiteteve, si dhe nga kryetari i Komunës dhe përfaqësuesit e ekzekutivit lokal që morën pjesë në këto mbledhje, të gjitha pikat e propozuara për rendin e ditës u miratuan për diskutim në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal në Dragash.