Sot Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e para të rregullta për vitin 2024, me këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për Seancën I (e parë) të rregullt për vitin 2024; dhe
3. Të ndryshme.
Pas shqyrtimit të materialit, anëtarët e komiteteve përkatëse me shumicë votash kaluan të gjitha pikat e propozuara të rendit të ditës për diskutim dhe miratim në Mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2024 të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet nesër, më 31.01.2024.