Në vazhdën bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Postës së Kosovës, sot Kryetari Xheladini priti në takim përfaqësues të menaxhmentit regjional të Postës në Prizren, koordinatorët z.Naim Hoxha dhe z.Etrit Hoti, zyrtarin për shitje dhe marketing, z.Durim Shala, si dhe përgjegjësin e Postës në Dragash, z.Ramdan Ramadani.
Në këtë takim u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Dragashit dhe Postës së Kosovës. Koordinatori Naim Hoxha e informoi Kryetarin Xheladini për shërbimet postare që është duke i kryer Posta e Kosovës për Komunën e Dragashit dhe e falënderoi për bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar se janë shembull për komunat e tjera në këtë drejtim.
Ndërkaq, Kryetari Xheladini u shpreh çdo herë i gatshëm që të bashkëpunojë dhe të japë kontributin e tij si kryetar i Komunës së Dragashit për ta ndihmuar Postën e Kosovës. Ai kërkoi nga përfaqësuesit e këtij institucioni që të marrin masa në përmirësimin e kushteve infrastrukturore në ndërtesën aktuale të Postës, në renovimin dhe lëshimin në shfrytëzim të hapësirave të pashfrytëzueshme të Postës në Dragash, e cila gjendet ngjitur me parkun e dëshmorit turk.
Më pas u vizitua objekti i vjetër i Postës në fshatin Bresanë dhe objekti tjetër ku pritet të zhvendoset kjo postë.