Me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, kryetari i komunës, Shaban Shabani bashkë me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës në Sharr, kanë filluar shënimin e kësaj dite me homazhe e nderime duke vendosur lule tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Dragash për të vazhduar me homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buçe.