Nga komuna e Dragashit ju njoftojmë se me datë 22.07.2021 (e enjte) do të realizohet dezinsektimi në territorin e Fshatit Kuk për zhdukjen e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 22:00 dhe i njëjti do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit. Procesi i dezinsektzimit do të kryhet vetëm në kushte të mira atmosferike dhe në rast të motit me shi ose erë të fortë i njëjti do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër, për çka në kohë do të njoftohen qytetarët.
Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit dhe mos largim të bletëve nga vendi i tyre 5-6 orë pas trajtimit të territorit.
Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësira ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.