Sot, me ftesë dhe në organizimin e Ambasadorit të OSBE-së në Kosovë,z.Gerard McGurk mora pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të Rajonit të Prizrenit dhe Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Rajonin e Prizrenit.
Ky memorandum synon sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme financiare për funksionimin e rregullt të qendrës, me qëllim ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve të strehimit dhe mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen dhe përkrahjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë sonë
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit