Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit me Qendrën për Angazhimin e Komunitetit të Gruas në Dragash (QAKGD), e cila ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e rolit të grave në jetën ekonomike, sociale dhe qytetare.
Ndër të tjera, kjo Marrëveshje garanton shfrytëzimin e hapësirave komunale për funksionimin e Qendrës së Grave, bashkëpunimin dhe koordinimin institucional në organizimin e aktiviteteve, pjesëmarrjen e QAKGD-së në aktivitetet komunale që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, si dhe mbështetjen financiare sipas procedurave të përcaktuara me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Kryetari Xheladini ka falënderuar për gatishmërinë dhe bashkëpunimin përfaqësueset e QAKGD-së, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Komunës së Dragashit në avancimin e pozitës së grave në jetën publike.