Arrihet marrëveshja e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Dragashit e përfaqësuar nga kryetari Shaban Shabani dhe Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” e përfaqësuar nga Halil Kastrati për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet që nuk kanë kushte minimale për banim me sistemin “Çelësa në dorë” . Të dy palët zotohen se do t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar. Komuna e Dragashit është e përkushtuar që qytetarëve të saj të ju ndihmojë sado pak në krijimin e kushteve për banim. Falënderojmë dhe Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” që për të dytin vit radhazi kanë një bashkëpunim me Komunën e Dragashit dhe besojmë ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe vitet e ardhshme.