Në praninë e përfaqësuesve të lartë diplomatikë dhe ushtarakë të Republikës së Turqisë në Kosovë, morëm pjesë në ceremoninë përkujtimore, me rastin e 26 – vjetorit të rënies së rreshterit të KFOR-it Turk, Hüseyin Kutlu, gjatë shërbimit të tij në Misionin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
Në emrin tim si kryetar dhe në në emër të qytetarëve të Komunës së Dragashit, shpreha lavdinë dhe nderimet më të përzemërta për veprën dhe sakrificën e dëshmorit Huseyin Kutlu në mbështetje të popullit të Kosovës.
Hüseyin Kutlu është dhe do të mbetet gjithmonë një hero në kujtesën tonë kolektive. Sot, ne e nderojmë atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj paqes, për sakrificën sublime dhe përkushtimin e tij, duke e kujtuar me respekt dhe mirënjohje të thellë.
Lavdi e përjetshme për veprën e tij! Qoftë i paharruar kujtimi për të!