Sot mirëpritëm në një vizitë zyrtare Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Pejë, z. Lino Sciarra, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, z. Abidin Lataj dhe znj. Ajshe Celaj. Vizita kishte edhe karakter urimi për fitoren në mandatin tim të dytë si Kryetar i Komunës së Dragashit.
Gjatë takimit diskutuam për çështje me interes të përbashkët, situatën politike dhe të sigurisë, ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve lokale, sfidat ekzistuese, si dhe bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe institucioneve qendrore.
Nga ana ime falënderova përfaqësuesit e UNMIK-ut për bashkëpunim e vazhdueshëm dhe konstruktiv, si dhe i falënderova për mbështetjen e deritanishme në financimin e shumë projekteve në komunën tonë. Përfaqësuesit e UNMIK-ut u zotuan se edhe gjatë këtij viti, në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, do të realizohen projekte të reja në interes të qytetarëve tanë.