Bashkë me një pjesë të Kabinetit, sot patëm kënaqësinë ta mirëpresim komandantin e Këshillit të Lartë Turk, Kolonelin Harun Elitaş.
Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Dragashit dhe KFOR-it Turk, si dhe për rolin e rëndësishëm të institucioneve të tjera të Republikës mike të Turqisë në mbështetje të qeveriejes sonë lokale.
Gjithashtu, shprehëm mirënjohjen tonë për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it Turk në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe për mbështetjen e dhënë në iniciativa të ndryshme në dobi të qytetarëve tanë. U dakorduam që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke forcuar më tej marrëdhëniet tona institucionale dhe miqësore.