Sot filluan dëgjimet buxhetore me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2025-2027. Në dëgjimin e sotëm morën pjesë përfaqësues të bizneseve, OJQ-ve dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini prezantoi para të pranishmëve ndarjet e parapara buxhetore sipas strukturës organizative të Komunës, duke përfshirë shpenzimet komunale, mallrat dhe shërbimet, si dhe shumat buxhetore që planifikohen të ndahen për investime kapitale dhe subvencione.
Komuna e Dragashit ka planifikuar gjithsej tri dëgjime buxhetore për KAB 2025-2027, ku qytetarët do të kenë mundësi t’i parashtrojnë kërkesat dhe propozimet e tyre. Gjatë ditës së nesërme do të vazhdohet me dëgjimin buxhetor me drejtorë të shkollave, pedagogë, punëtorë arsimorë dhe shëndetësorë.