Në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, është bërë publikimi i raportit të performancës dhe ndarja e shpërblimeve për komunat e Republikës së Kosovës. Komuna e Dragashit është renditur e dyta nga të gjitha komunat e Kosovës. Raporti i performancës prezanton shkallën e performancës komunale, duke u bazuar në informacionet e grumbulluara për gjatë një viti dhe shqyrtimin e tyre përmes raporteve individuale të dërguara nga komunat. Raporti i performancës së komunave prezanton punën e komunave në ofrimin e shërbimeve nga kompetencat vetanake të komunave.