Komuna e Dragashit, e përfaqësuar nga Kryetari Xheladini, dhe Tetra Tech ARD, Inc. Zbatuesi i Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, e përfaqësuar nga znj.Jennifer Ober, nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit në lidhje me zbatimin e përbashkët të Aktivitetit Qeverisja e Pronës.
Ky aktivitet ka për qëllim përmirësimin e sistemit për të drejtat pronësore në Kosovë, uljen e korrupsionit, rritjen e të drejtave formale pronësore, fuqizimin e grave në të drejtat pronësore, investimet në patundshmëri, duke i standardizuar proceset dhe praktikat në Komunë.
Kryetari Xheladini falënderoi për mbështetjen partnerët e USAID-it dhe Tetra Tech-it, duke u shprehur i gatshëm që, bashkë me ekipin komunal, të ofrojë bashkëpunimin e Komunës dhe t’i përmbush të gjitha obligimet që dalin nga ky Memorandum, në mënyrë që Aktiviteti Qeverisja e Pronës t’i sjellë Komunës sonë rezultate konkrete dhe pozitive në fushën e të drejtë pronësore.