Komuna e Dragashit dhe OJQ “Advancing Together (AT)” kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për implementimin e projektit “Bëhu Partneri Im për Mirëqenien dhe Trajtimin e Diskriminimit”, të financuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e komuniteteve lokale, duke kontribuuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve në lidhje me komunitetet.
Kryetari Xheladini ka falënderuar përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe drejtorin ekzekutiv të AT-së, z.Bashkim Ibishi, për mbështetjen e komuniteteve në Komunën e Dragashit, duke afirmuar gatishmërinë e qeverisjes lokale dhe Zyrës së Komuniteteve të udhëhequr nga z.Uzair Hamza, për bashkëpunim dhe zbatim të të gjitha obligimeve që dalin nga ky Memorandum i Mirëkuptimit.