Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Studeniçanit nga Maqedonia e Veriut, z.Azem Sadiki me bashkëpunëtorë.
Qëllimi i këtij takimi ishte dakordimi paraprak për një marrëveshje të shkruar, e cila do t’u hapte rrugë të dy komunave për aplikimin e përbashkët në përfitimin e granteve të Bashkimit Evropian përmes Programit IPA.
Projektet në të cilat do të fokusohen Komuna e Dragashit dhe ajo e Studeniçanit lidhen kryesisht me kujdesin mjedisor dhe ruajtjen e ambientit.
Kryetari Xheladini falënderoi për bashkëpunimin përfaqësuesit nga Komuna e Studeniçanit dhe të gjithë bashkëpunëtorët të cilët do të ofrojnë përkrahjen e tyre në këtë drejtim
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Ekoregjioni”, z.Burim Shala.