Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e rregullta (të pesta për vitin 2024), me këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për Seancën V; dhe
2. Eventuale.
Pas shqyrtimit të pikave të propozuara për rendin e ditës, anëtarët e komiteteve përkatëse miratuan me shumicë votash të gjitha këto pika, për shqyrtim dhe miratim në Mbledhjen V (e pestë) të rregullt për vitin 2024 të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila do të mbahet nesër, më 28.05.2024, duke filluar nga ora 10:00.