Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e rregullta, me këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për seancën e tretë, dhe
2. Eventuale.
Me shumicë votash anëtarët e komiteteve përkatëse miratuan pikat e rendit të ditës të cilat do të diskutohen nesër në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit Komunal në Dragash.
Në Komitetin për Komunitete, si pikë shtesë e rendit të ditës u diskutua edhe për Planin e Punës së këtij komiteti, ku u vendos që të mbahet një takim në mes të anëtarëve dhe të formohet një grup punues i cili do të merret me përpilimin e Planit të Punës së Komitetit për Komunitete.