Komiteti për Politikë dhe Finanaca dhe Komiteti për Komunitete mbajtën mbledhjet e katërta të rregullta për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i materialit të Kuvendit për seancën e katërt të rregullt; dhe
2. Eventuale.
Pas shqyrtimit të materialit të Kuvendit nga komitetet përkatëse, të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës u rekomanduan për diskutim në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila do të mbahet të mërkurën, më 29.04.2026, duke filluar nga ora 10:00.