Gjatë ditës së sotme, Komunën e Dragashit e vizituan komandanti i Komandës Regjionale Perëndim të KFOR-it, Kolonel Rocco Mundo, komandant i LMT-së i Komandës Regjionale Perëndim, Nënkolonel Hüsein KOLAKOĞLU dhe komandant i LMT-së, Njësia në Dragash, Kapiten Müslüm ALBAYRAK, të cilët u pritën nga Kryetari Xheladini, së bashku me pjesëtarë të tjerë të Kabinetit.
Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Dragashit dhe institucioneve të KFOR-it në Kosovë. Kryetari Xheladini i falënderoi për mbështetjen e deritashme përfaqësuesit e KFOR-it, të cilët në anën tjetër shprehën gatishmërinë e tyre për ta përkrahur Komunën tonë në projekte të ndryshme që janë me interes për qytetarët.
Përveç takimeve në zyrën e kryetarit, komandantët e KFOR-it u shoqëruan për një vizitë në QKMF-në e Dragashit. Gjithashtu, u bënë edhe homazhe te Pllaka përkujtimore e dëshmorit turk, Hüysein Kutlu.