Sot në Komunën e Dragashit pritëm për një vizitë lamtumirëse komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale e Perëndimit (RC-W), Kolonelin Federico Mora.
Në emrin tim dhe të qytetarëve që përfaqësoj, e falënderova Kolonelin Mora për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer ndaj institucioneve tona lokale. Veçanërisht, vlerësova kontributin e Njësisë së LMT-së në Dragash, e cila në mënyrë të pandërprerë na ofron ndihmë dhe përkrahje.
Kolonelit Federico Mora i uruam suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur mirënjohjen tonë për bashkëpunimin e deritanishëm. Njëkohësisht, rikonfirmuam gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in edhe në të ardhmen, në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
BEXHET XHELADINI
Kryetar i Komunës së Dragashit