Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti sot Mbledhjen I (e parë) të rregullt për vitin 2024, e cila u kryesua nga kryetari i Komunës së Dragashit, njëherit edhe kryetar i KKSB-së. Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga takimi i gjashtë për vitin 2023;
2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit, duke përfshirë edhe festat e fundvitit;
3. Analizë e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit për vitin paraprak, siguria në trafik, si dhe veprimet dhe masat për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e Dragashit;
4. Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimi i planit për siguri në shkolla; dhe
5. Të ndryshme.
Gjendja e përgjithshme e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit, duke përfshirë edhe sigurinë në shkolla, u vlerësua e qetë dhe stabile. Për të gjitha pikat e rendit të ditës raportuan anëtarët e KKSB-së nga institucionet relevante, komandanti i Stacionit Policor në Dragash, komandanti i Vijës Kufitare, drejtori i Drejtorisë Komunale për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, si dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Në pikën eventuale u diskutua çështja e përhapjes së zjarreve nëpër disa zona të caktuara të territorit të Komunës së Dragashit gjatë kohëve të fundit. Lidhur me këtë çështje, Kryetari Xheladini tha që të gjithë akterët relevantë të KKSB-së duhet të bashkëpunojnë për informimin dhe vetëdijesimim e qytetarëve lidhur me rrezikun e përgjithshëm të zjarreve që shkaktohen nga veprime të pavetëdijshme ose të qëllimshme të individëve apo grupeve të caktuara.
Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të KBI-ve të Dragashit dhe të regjionit të Gorës që kjo çështje të trajtohet në hytben e së premtes nëpër xhamitë në të gjithë territorin e Komunës së Dragashit. Gjithashtu, u mor vendim që të dilet edhe me njoftime dhe deklarata publike për media, me qëllim që t’u bëhet thirrje qyetarëve për kujdes të shtuar në parandalimin e këtij fenomeni.