Nën kryesimin e Kryetarit Xheladini, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbajti Mbledhjen II (e dyë) të rregullt për vitin 2026, me këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga takimi i parë;
2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë, çështjet politike dhe të sigurisë gjatë tremujorit të parë, veprimet dhe masat për luftimin e shkelësve të ligjit, si dhe masat për shkelësit e ligjit në komunikacion në Komunën e Dragashit;
3. Trotuaret, lirimi i tyre dhe shenjat sinjalizuese:
4. Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e Planit për Siguri në shkolla; dhe
5. Të ndryshme.
Bazuar në raportimet e komandantit të Stacionit Policor në Dragash, z.Shaqir Uka, dhe komandantit të Vijës Kufitare, z.Sahit Hoti, gjendja e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit për periudhën raportuese ka qenë përgjithësisht e qetë dhe stabile.
Gjithashtu, u diskutua për lirimin e trotuareve nga pengesat dhe parkimet e paligjshme, si dhe për vendosjen dhe mirëmbajtjen e shenjave sinjalizuese, me qëllim të rritjes së sigurisë për këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Në kuadër të sigurisë në shkolla, drejtori i DKA-së, z.Zeni Krasniqi, raportoi mbi nivelin aktual të sigurisë dhe zbatimin e Planit për Siguri në shkolla.
Në pikën eventuale, anëtarët e KKSB-së ngritën çështje të ndryshme me interes për komunitetin.