Në ceremonin përkujtimore të organizuar nga pjestarët e KFOR-it Turk në Dragash,
Major. z. Hashim Endereleder i ka përshëndetur përzemërsishtë të gjithë banorët e Komunës së Dragashit, duke treguar për rëndësin e kësaj date për popullin Turk, gjegjësishtë, fillimin e themelimit të Turqis moderne.
Kryetari Xheladini, në fjalim rasti i ka përshëndetur të pranishmit dhe njëkohësishtë i ka inkurajuar përfaqësuesit e KFOR-it për organizimin e kësaj ceremonie, në shenjë përkujtimi të luftës së Qanakalas, duke përkujtuar edhe gjyshërit tonë që kanë luftuar dhe kanë dhënë jetën në mbrojtje të shtetit Turk.
Ne sot, i përkujtojmë dhe lutemi për ta, Lavdi themeluesit të shtetit modern Turk – Kemal Ataturk, Lavdi luftës heroike të gjyshërve tonë, Lavdi dëshmorit Hysen Kutlu i cili humbi jetën në mbrojtje të paqës.
Zoti e bekoftë Turqinë, Zoti e bekoftë Kosovën.
Allahu i pastë shpërblye me Xhennet të rënët.