Komuna e Dragashit njofton qytetarët se është realizuar dhe është vënë në funksion shërbimi i internetit Wi-Fi falas në gjashtë pika publike në territorin e qytezës së Dragashit.
Ky projekt është realizuar në kuadër të nismës WiFi4WB – Rrjeti WiFi në komunat e Kosovës, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të zbatuar nga GIZ, në bashkëpunim me Telekomin e Kosovës.
Në kuadër të këtij projekti, rrjeti Wi-Fi falas është funksionalizuar në hapësira publike, duke u mundësuar qytetarëve dhe vizitorëve qasje të lirë në internet dhe duke kontribuuar në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës digjitale në Komunën e Dragashit.
Në emër të Komunës së Dragashit, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë të veçantë për Bashkimin Evropian, GIZ-in dhe Telekomin e Kosovës, për mbështetjen, financimin dhe angazhimin në realizimin e këtij projekti, i cili sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e Dragashit.