Sot kanë filluar kampet kreative për nxënësit fitues të nivelit republikan.
Janë 7 nxënës fitues nga komuna e Dragashit që jenë pjesë e kampit kreativ të cilët po qëndrojnë në Brod të Dragashit.
Sot nxënësit e filluan ditën me njohjen e njëri-tjetrit dhe me aktivitete tjera relaksuese.
Gjatë gjithë kohës së qëndrimit nxënësit janë nën përkujdesje të stafit mjekësor, Policisë së Kosovës, mësimdhënësve si dhe stafit të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.
Përgjatë ditëve në vijim do të organizohen aktivitete ku nxënësit do të kenë mundësi të socializohen ndërmjet vete dhe të shkëmbejnë eksperienca të ndryshme si dhe të shfaqin talentet e tyre.
Në Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Garën Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Kosovë, rreth 316,000 kishin mundësinë të përfshihen në garë. Nga këto gara, në nivelin shkollor, komunal dhe republikan janë shpallur 44,723 fitues të cilët tashmë kanë filluar t’i marrin shpërblimet e tyre.