Kryetari Xheladini ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga projekti DEMOS/HELVETAS, z.Prend Krasniqi dhe znj.Saranda Husaj Baraliu, me ç’rast u finalizua nënshkrimi i Marrëveshjes për Mbështetje Financiare të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe kubëzimi i rrugëve në regjionin e Gorës në Dragash (fshatrat Restelicë dhe Radeshë)”, nga Skema e Grantit për Performancë Komunale.
Palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeje janë Komuna e Dragashit, MAPL-ja dhe Projekti DEMOS/HELVETAS. Vlera totale e parashikuar e projektit kap shumën prej 126,738.95 €, prej të cilave 124,738.95 € do t’i financojë DEMOS, ndërsa Komuna e Dragashit do të participojë me 2,000.00 €. Sipas marrëveshjes, projekti do të përfundojë brenda vitit 2025.
Kryetari Xheladini i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen përfaqësuesit e projektit DEMOS/HELVETAS.