Në praninë e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Liridona Misini Piraj, drejtorit të Arsimit, z.Selim Kryeziu dhe nënkryetarit të komunës, z.Resul Fetahu, u bë hapja e turnirit në futboll me nxënësit dhe mësimëdhënësit e komunës sonë. Ky turnir do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve sportive dhe kulturore që Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar për nder të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës.