Sot, më datë 03.05.2018, ne si Drejtori e Kulturës Rinisë e Sportit në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Komunale për Arsim filluam ditën e parë të organizimit të manifestimit tradicional “Festivali Rinor 2018″, të gjashtëmbëdhjetin me rradhë.
Në ditët e sotme prezantuan programin e tyre tre shkolla:
1. ” Fetah Sylejmani”, Dragash
2. “Restelica”, Restelicë
3. ” Samidin Emini”, Kuk.
Festivali do të vazhdojë në ditët në vijim, me shkollat e tjera që do të prezantojnë, ku dita e dytë do të mbahet me 07.05.2018, e hënë, dita e tretë më 08.05.2018, e martë, ndërsa finalja do të mbahet të enjtën më 10.05.2018.
Falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan dhe na lehtësuan organizimin e këtij manifestimi.
Drejtori i DKRS-së, Dragash
Lirim Hajredini