Është inauguruar rruga Krushevë-Shishtavec që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, e financuar nga Bashkimi Evropian. Investimi është pjesë e Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar të IPA-s dhe synon të lehtësojë komunikimin mes banorëve nga dy anët e kufirit.
Të pranishëm në përurimin e projektit ishin shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe z Fatmit Limaj.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se është e lumtur që gjendet këtu për të shënuar së bashku përfundimin e ndërtimit të rrugëve që lidhin Kosovën me Shqipërinë.“Të dy vendet ne programin e tyre të bashkëpunimit kufitar kanë identifikuar si prioritet përmirësimin e infrastrukturës rrigore në ketë zonë kufitare, nëpërmjet fondeve të BE-së dhe zyrave të BE-së në Shqipëri dhe Kosovë këto nevoja të infrastrukturës tani janë duke u zbatuar dhe shuma e investimeve është 1 milion për secilin vend”, tha Apostolova.“Ne besojmë që infrastruktura më e mirë do të ndihmojë në ndalimin e trafikut të paligjshëm në këtë pikë ndërkufitare dhe do të lehtësojë rrjedhën e trafikut kufitar dhe kontrollet e duhura në përputhje me standardet e BE-së”, shtoi Apostolova.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha sot njerëzit po lëvizin lirshëm në këtë vend duke shpresuar që kjo pikë rrugë të sjellë pozitivitet të madh në kompanitë e ndryshme, raporton EO.“Disa ditë më parë ishte e pamundur të kalonim në këtë rrugë dhe sot me mbështetjen e zyrës së BE-së dhe mbështetjen e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë jemi në një rrugë moderne e cila është një ndjesi e mirë për neve dhe gjithë banorët e dy anëve të kufirit”, tha Minxhozi.“Uroj që në të ardhmen në këtë vend të ketë qendra tregtare nuk ka rëndësi se nga cila anë të bëhet mjafton qe të ofrojnë produktet e tyre dhe ky vend të bëhet atraksion turistik jo vetëm për banorët por edhe për gjithë trevat e Shqipërisë dhe Kosovës, kemi rrugë të gjatë për tu bërë pjesë e BE-së me projekte dhe zhvillime jam i bindur që së bashku do ta arrijmë këtë destinafion final”, shtoi Minxhozi.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, tha se kjo ditë është historike për banorët e kësaj ane e që do të ndikojë drejtpërdrejtë në infrastrukturën dhe sferat e tjera që lidhen me zhvillim ekonomik.Ai tha se komuna e Dragashit ka edhe prioritete tjera si ndërtimi i pikës kufitare me shtetin e Maqedonisë ku shpreson që do ketë mbështetje edhe nga aktorët e tjerë.