Ekipi për të Drejtat e Fëmijës i Komunës së Dragashit mbajti sot takimin e dytë për vitin 2024, i cili u kryesua nga kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, njëherit edhe kryetar i këtij Ekipi.
Në këtë takim u diskutua lidhur me ecurinë e realizimit të objektivave të Planit të Punës së EDF-së gjatë periudhës së gjashtëmujorit të parë të vitit 2024. Anëtarët e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës raportuan për aktivitetet e tyre të realizuara gjatë kësaj periudhe.
Kryetari Xheladini theksoi se gjatë kësaj periudhe Ekipi për të Drejtat e Fëmijës ka bërë përparime të dukshme në disa nga fushat kyçe që janë pjesë e Planit të Punës, duke shtuar se është e rëndësishme që të gjithë të mbetemi të përkushtuar dhe të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për t’u siguruar që plani ynë të realizohet plotësisht dhe me sukses.
Ai falënderoi të gjithë anëtarët e EDF-së për punën e deritashme dhe bashkëpunimin në realizimin e objektivave të Planit të Punës.