Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Dragashit nga mostrat e marra kanë rezultuar pozitiv edhe dy persona me COVID-19.
Dy rastet e reja janë një nga qyteti i Dragashit dhe një nga Zaplluxhja .
Në Dragash nga rasti i parë e deri më tani kemi të regjistruar gjithsej 22 pacientë me covid -19, 12 raste të shëruar, 9 raste aktive dhe 1 raste të vdekjes.
Ruaje vetën dhe të tjerët. Vendos maskë, mbaj distancën dhe pastro shpesh duart!