Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me OJQ “Thesari”, po bën implementimin e projektit Skena 2, i përgatitur nga rexhisori i njohur z. Valmir Tërtini.
Projekti në fjalë ka për qëllim të bëjë trajnimin teorik dhe praktik në artin eshtatë, përkatësisht kinematografinë e arteve mediale. Trajnimi përfshin 4 nxënës nga 4 fshatra të ndryshme të Komunës së Dragashit, të cilët do të qëndrojnë në Tiranë për 3 ditë, ku do të trajnohen nga profesorë të mirënjohur të arteve mediale.
Krejt në fund, 4 nxënësit do të realizojnë një video ETYD të punuar nga vet ata me temën e përzgjedhur.
Lirim Hajredini, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit