Drejtoria e Arsimit dhe konsulentët e Kosovo Education and Employment Network-KEEN filluan hartimin e Planit Zhvillimor të Arsimit për Komunën e Dragashit 2019-2023.
Plani Zhvillimor i Arsimit në Komunën e Dragashit (PZHAK) 2019-2023, është dokumenti bazë për zhvillimin e arsimit në nivel komune për një periudhë pesëvjeçare, që lidh zhvillimin e arsimit komunal me Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017-2021, Strategjinë për Sigurim të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2016-2020 dhe me planet tjera në sektorin e arsimit.
Analiza e gjendjes së arsimit në komunën e Dragashit, e bërë nga Grupi i Planifikimit në
nivel të komunës, me ndihmën e konsulentëve të projektit Kosovo Education and Employment Network – KEEN, do të jetë baza për planifikimin zhvillimor të arsimit në periudhën pesë vjeçare. Procesi i planifikimit do të organizohet në fusha tematike që mbulojnë segmentet me interes të veçantë për zhvillimin e arsimit në Komunën e Dragashit.