Drejtori i Developing Together Driton Tafallari nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Dragashit z. Shaban Shabani. Do të bashkëpunojmë në krijimin e Programi të mirëfilltë për banim në këtë komunë ashtu që të ndihmohen sa më shumë familje që kanë nevojë për Banim Social.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe vetëdijes lidhur me të drejtën për banim” në kuadër të programit Angazhimi për Barazi – E4E i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC