Sot në zyrën time prita Dr.Nazmi Velija drejtorin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, me të cilin nënshkruam aktemërimin e tij në këtë pozitë, pas përfundimit të procedurave të rregullta të konkursit.
Dr. Nazmi Velija është mjek me përvojë të dëshmuar profesionale, i cili për disa vite ka shërbyer me përkushtim në këtë institucion shëndetësor.
Jam i bindur se përvoja, profesionalizmi dhe njohja nga afër e nevojave të qytetarëve do të jenë një vlerë e shtuar në udhëheqjen e QKMF-së, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Dragashit.
Dr. Nazmiut i uroj suksese në detyrën e re dhe punë të mbarë në përgjegjësitë që e presin.